Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, dëshiron të përdorë teknologjinë e përcjelljes së telefonit për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit,
Kabineti izraelit ka autorizuar agjencinë e sigurinë Shin Bet që të përdorë taktikat e ndërhyrjes në telefon për pacientët me koronavirus, pavarësisht shqetësimeve nga avokatët në lidhje me privatësinë.

Netanyahu njoftoi planin e tij në një adresë televizive, duke i thënë kombit se hapat drastikë do mbronin shëndetin e publikut, megjithëse kjo do shkaktonte një shkallë të caktuar të shkeljes së intimitetit.

Izraeli ka identifikuar më shumë se 200 raste të koronavirusit. Bazuar në intervistat me këta pacientë për lëvizjet e tyre, zyrtarët shëndetësorë kanë dhënë këshillime publike duke porositur dhjetëra mijëra njerëz që mund të kenë rënë në kontakt me ta karantinë.

Plani i ri do përdorë teknologjinë e përcjelljes së telefonit për të dhënë një histori më të saktë të lëvizjeve të një personi të infektuar para se të diagnostikoheshin dhe të identifikonin njerëzit që mund të ishin ekspozuar.

Lexo po ashtu:  Ambasadorët e vendeve të NATO-s do të mbajë takim urgjent për shkak të tërheqjes së SHBA-së nga Traktati Qiej të Hapur

Në fjalimin e tij, Netanyahu pranoi se teknologjia nuk ishte përdorur kurrë për civilët. Por ai tha që kërcënimi i paparë për shëndetin i paraqitur nga virusi justifikoi përdorimin e tij.

Propozimi nxiti një debat të nxehtë për përdorimin e teknologjisë së ndjeshme të sigurisë, të cilët do të kishin qasje në informacion dhe çfarë saktësisht do të bëhej me të.

I vetmi vend tjetër që besohet të ketë përdorur teknologji të ngjashme për të luftuar koronavirusin është Tajvani, ku qeveria përdori telefonat mobil për t’u siguruar që personat e infektuar nuk ishin dalur nga karantina.

Zyra e Netanyahu tha që Shin Bet nuk do të përfshihej në zbatimin e urdhrave për karantinë kundër pacientëve të sëmurë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *