Izraeli po planifikon të nisë procesin e vaksinimit kundër koronavirusi edhe te fëmijët nga 12-15 vjeç, duke filluar nga muaji maj, pas rezultateve premtuese nga testimet paraprake që u zhvilluan në SHBA për këtë grupmoshë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Vendi tashmë iu ka ofruar vaksinën të gjithë qytetarëve nga 16 vjeç e sipër dhe më shumë se gjysma e popullsisë i ka marrë të dyja dozat.
Shefi i shëndetësisë për koronavirusin Nachman Ash deklaroi se vaksinat do t’iu ofrohet fëmijëve nga 12-15 vjeç menjëherë sapo të marrin miratimin e Administratës amerikane për Barnat dhe të ministrisë së Shëndetësisë.

Tashme Izraeli regjistron shifra të vogla infektimesh ditore për shkak të ecurisë shumë të mirë të procesit të vaksinimit.




