Izraeli ka njoftuar zyrtarisht Kombet e Bashkuara për ndërprerjen e marrëdhënieve me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).

Njoftimi u bë i ditur nga Ministria e Jashtme izraelite pas miratimit javën e kaluar të dy projektligjeve që ndalojnë UNRËA-n të veprojë në Izrael.

 “Në emër të ministrit, Israel Katz, Ministria e Jashtme ka njoftuar OKB-në për anulimin e marrëveshjes ndërmjet Shtetit të Izraelit dhe UNRËA-së”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

 “UNRWA, organizata punonjësit e së cilës morën pjesë në masakrën e 7 tetorit dhe shumë të tjerë që janë agjentë të Hamasit, është pjesë e problemit në Rripin e Gazës dhe jo pjesë e zgjidhjes”, tha Katz.

Lexo po ashtu:  Taksë ndaj gjigandëve të teknologjisë, G7 arrin marrëveshjen historike