Një grup investitorësh izraelitë, i udhëhequr nga Gal Bar Dea, ish-CEO i One Zero Digital Bank, ka nisur procedurat për hapjen e bankës së parë dixhitale në Shqipëri. Burime konfirmojnë se drejtimin e saj do ta marrë Fatbardha Rino, një profesioniste me eksperiencë në fintech dhe banking dixhital.
Modeli i One Zero, bankës së krijuar në Izrael nga themeluesi i Mobileye, pritet të replikohet në Tiranë. Megjithatë, Banka e Shqipërisë thotë se procesi i licencimit është ende në shqyrtim.
Kështu, pas hyrjes së Zirat Bank nga Turqia, sistemi financiar shqiptar mund të pasurohet me një aktor të ri, që premton ta sjellë bankingun dixhital në një nivel tjetër.
Hapësirë e sponsorizuar

