Paralajmërimin e Kurtit që do të fusë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Kosovë,komentuesi ushtarak serb Luban Karan sheh “si provokimin më të rrezikshëm që vjen nga Kosova”

Duke komentuar ekspozenë e Kurtit në Kuvendin e Kosovës, zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i diplomacisë i Serbisë Ivica Daçiq pretendon se përpiluesit e padisë së Kurtit për gjenocid “duhet të konsultohen me familjet nga Gracka e Vjetër, të vrarëve nga autobusi i “Nish Ekspresit”, pushkatimit të fëmijëve në Gorazhdec, dhe të vrarëve afër liqenit të Radoniqit, si dhe me të gjithë 200.000 serbët të cilët UÇK i ka dëbuar nga Kosova”.

“Ky do të ishte rasti unik në praktikën juridike që ekzekutuesi ta padisë viktimën, dhe nëse kjo është një prej pikave të para të programit të Kurtit, atëherë shuhet edhe shpresa e fundit për ringjallje të dialogut. Sidomos paralajmërimi i rrezikshëm i futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak, sepse me këtë praktikisht serbët do të ishin të detyruar të shërbejnë në Ushtrinë e Kosovës e cila është krijuar me rrënimin e të gjitha marrëveshjeve dhe në të cilën ata nesër do të detyrohet t’i qëllojnë vëllezërit e tyre”.

Lexo po ashtu:  Reagim i drejtë i Presidencës: “Regjimi në Serbi po kalon nga veprimet e fshehta të dhunshme, në kërcënim të hapur për përdorim të forcave policore e ushtarake për të kryer agresion ndaj Kosovës"

Paralajmërimin e Kurtit që do të fusë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Kosovë, komentuesi ushtarak serb Luban Karan sheh “si provokimin më të rrezikshëm që vjen nga Kosova”.

“Tashmë është e qartë se ai as nuk do të përpiqet të nisë dialogun dhe të realizojë së paku minimumin e kompromisit me palën serbe. Pikërisht e kundërta, në paralajmërim të futjes së shërbimit ushtarak dhe rritje të buxhetit për forcat ushtarake mund të lexojmë paralajmërimin e shkaktimit të krizave dhe jostabilitetit të ri. Sikur ta kishte qëllimin e kundërt, me siguri qysh në këtë fazë nuk do t’ia fuste aq thellë gishtin në sy të Serbisë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *