Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se data e zgjedhjeve mund të jetë 29 shtatori apo 6 tetori.

Kurti në një video live në llogarinë e tij ka përmendur gjërat që do të bëhen nësë Lëvizja Vetëvendosje vie në Qeverisje.

“Meqenëse Presidenti nuk e caktoj sonte datën e zgjedhjeve, kjo do të thotë se 22 shtatori nuk mund të jetë data e zgjedhjeve, rrjedhimisht do të jetë ose 29 shtatori apo 6 tetori. Do ta marrim vesh nesër apo javën e ardhshme. Ne si LVV ne jemi të gatshëm dhe njësoj jemi të gatshëm të garojmë si Lëvizje Vrtëvendosje por edhe me koalicion parazgjedhor:, ka thënë ai. përcjell Telegrafi.

Kurti ka uruar zgjedhje të qeta dhe demokratike.

“Të kemi një fushatë ku dominojnë punët e mëdha si temë. Të përqendrohemi tek punët e brendshme duke filluar nga sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit, punësimi i të rinjve dhe grave . Na nevojitet një Qeveri që i hap rrugë zhvillimit dhe e përjashton imigrimin”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu:  Sëmundja nuk ka filluar, këtu po shpallen heronjtë

Ndër të tjera ai ka shtuar se ndër veprimet e para që LVV do t’i marr nëse vijë në pushtet.

““Ndër gjërat e para që do të bëjë LVV, është ta kthej Elez Blakaj në Kosovë. Pra  prokurori Blakaj iku sepse e përndoqët nga Kosova, dhe ai ndodhet në SHBA, por me qeverinë tonë do të kthehet në Kosovë. Pastaj do të bëjmë  zvogëlimin e Qeverisë. Do të kemi vetëm 12 ministri me vetëm nga një zëvendësministër për ministri. Është e domosdoshme që duhet ta luftojmë krimin e korrupsionin sepse shteti ynë është diskredituar si tatimmbledhës për shkak të skandaleve korruptive qeveritare. Është bërë e arsyeshme që qytetarët të refuzojnë të paguajnë tatime kur kanë kaq shumë korrupsion”, është shprehur ai duke shtuar se shteti është zbehur nga vlera në sytë e qytetarit.

Ai ka folur edhe për sundimin e ligjit ku ka thënë se janë dy shtylla kryesore, si prokurorët e zot dhe sipas tij është e domosdoshëm të bëhet dekriminalizimi i prokurimit.

Lexo po ashtu:  Zv.ministri i Arsimit tregon se çfarë po bëhet për mësimin online

“Gjyqësori nuk është akoma pushtet i tretë në Kosovë, fatkeqësisht:, ka theksuar ai.

Kurti në këtë video ka folur edhe për koalicionet parazgjedhore, duke thënë se nëse bëjnë koalicion parazgjedhor me LDK-në, do të jenë fitues.

“Ne do t’i kemi bashkë rreth 70 deputetë. Nëse e bëjmë këtë koalicion fituesi dihet dhe ata që mbetën e që kanë qeverisur për këto vite do të bëjnë gara për vend të dytë. Me siguri se edhe do të flasin mirë për neve e keq për vetë sepse shpresojnë që pas zgjedhjeve do t’i marrim. Pra solucioni më i mirë është LVV-LDK. Po ashtu nëse shkojmë ndaras ne si LVV edhe nëse dalim të parët nuk i marrim 61, nuk është reale të presim. Pra bashkë me LDK i mbërrijmë 70. Pra nëse fitojmë vetë pas gjedhjeve do të na duhet të kërkojmë partnerë”, ka theksuar Kurti.

Lidhur me veteranët e rrejshëm, Kurti ka thënë se beson që shumë njerëz kanë marrë pjesë në luftën në Kosovë, por se sipas tij shumë nuk kanë qenë veteran.

Lexo po ashtu:  Çfarë është sistemi raketor që po vendos Britania për të mbrojtur hapësirën ajrore në Poloni?

“Pjesëmarrja në luftë dhe veteran i luftës nuk janë e njëjta gjë. Kam përshtypjen që ka njëfarë ngatërrese këtu. Do të duhej të bëhej një lloj rivlerësimi, sepse rrezikojmë me këto shifra të fryera ta dëmtojmë historinë tonë. Nuk mund të lejojmë këso deformimesh që e dëmtojnë sbstancën tonë kombëtare dhe themelin e shtetësisë e pavarësisë. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *