“Kanuni i Lekë Dukagjinit” ose kanuni i malësisë është përmbledhja në një libër e ligjeve, rregullave, zakoneve shqiptare të Shqipërisë së Veriut në rrjedhën e disa qindravjeçarëve.
Forma e parë e tij e shkruar i referohet Lekë Dukagjinit edhe pse ka ekzistuar që më përpara. “Kanuni i Lekë Dukagjinit” u mblodh nga At Shtjefën Gjeçovi gjatë viteve 1910-1925.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në një pjesë të këtij libri flitet edhe për leçitjen
Leçija

– Me leçitë, me gojë të kanunit, don me thanë: me da, me lanë mbas dore e me e shkepë njij shpi, tuj i hjekun çdo tager, hir e nderë, si kah katundi, si kah Flamuri.
– Katundi ka tager me leçitë, por jo me nxjerrë prej vendit.
– Kapucari do të ket këpucet e veta përmbas të folmevet të zot’t të gjas së vjedhun a të gjakut të hupun.
– Me djegë, me sodumë e me gri s’ka tager as katundi pa flamur e as flamuri pa katund.
– Rasët per me leçitë kend jane:
a)Kur mos të duej kush me u lidhë me besë me katund a flamur;
b)Kur të shesë kush katundin e vet me hjeksi e trathti;
c)Kur t’i pervaret kush njij gjygjit a vendimi të folun kuvendisht prej katundit a flamurit;
d)Kur të bajë kush ndo’i faj të dhunshem në katund, në flamur a jashtë këtyne e mos t’i shtrohet gjygjit;
e)Per dhunë të bame jashta katundit a flamurit; po s’u gjegj fajtori me shtrue pengun në katund e në flamur të vet, këta hjekin dorë prej’tij, tuj u lanë shtegun të lirë gjithnjiatyne, qi kjahen mbë’ te e të bajn shka të duem me’te .
– Po nguli katundi edhe ia ndali doren flamurit në të djegun a në të sodumun të njij faqeziut, qi vrygnoi katundin a Flamurin me ndo’i dhunë teper të shemtueme, flamuri ka tager, a me leçitë at katund, a me mbledhë flamurt tjerë, për me e pru në mend.
– Po e la veç me të leçitun, as merr e as nep me ‘te, mje qi t’i shtrohet gjygjit të gjobës.
– Si t’i a shtrojë pengun flamurit katundi i pervarun, flamuri e giobitë mbas peshimit të fajit.
– Shpin e fajtorit e djegin, e sodumin me bimë e me dhe e shkaktarin e fajit të dhunshem e grijn kuvendisht me gjak-hupës e robët ia nxjerrin prej vendit.
– Po kje mbrapshti teper e dhunshme e e shemtueme, posë të djegunit, të sodumunit, të grimunit e të nxjerrunit prej vendit, flamuri edhe shpin ia pret.
– E premtja e shpis asht, kur t’i zhgulin gurët e kater skepeve të shpis per rrazë themelit. –Kjo bahet, mbasi të digjet shpija.
– E premtja e shpis në kanu shenjon, se gjindja e asaj shpije janë xjerrun prej vendit me lang e plang e pergjithmonë, e perkrah flamuri xehen të dalun fare.
-. Pasunija e tundshme u bahet giobë e e patundshmja do të jesë zmojle (djer), per kullosë të flamurit.
– Me të leçitun nuk mundet kush i katundit me marrë e me dhanë; e, po muer kush, jet i leçitun edhe aj, e bjen n’ato ndeshkime si i leçituni.
– Trajta e të leçitunit asht kjo: “Me da kend per morte e per gjellë”.
-“Me leçitë kend per mort e per darsem e per uhan e miellit.”
(Shkëputur nga libri i Shtjefën Gjeqovit “Kanuni i Lekë Dukagjinit”)
