Gazeta greke “To Vima” ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që kanë filmuar momentin e vrasjes së një të burgosuri shqiptar në burgun e Koridhalos.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Sipas gazetës greke, ngjarja ka ndodhur më 14 Janar të këtij viti, dhe sikurse duket në pamje, dy persona kanë sulmuar me thika duke e goditur disa herë të burgosurin shqiptar.
Ky i fundit duket i gjakosur dhe dërgohet me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Gazeta greke nuk ka saktësuar cili është i burgosuri shqiptar që u vra, por në të njëjtën datë brenda burgut famëkeq të Koridhalos është vrarë shqiptari Arbër Bako, si pjesë e një lufte mes bandave që veprojnë brenda këtij burgu.
/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Video KETU.




