MekuliPress ju sjellë fjalën e profesor Qosjes rreth shkrimit në gjuhën letrare dhe në dialekt. Këtu sqarohet se çfarë do të thotë një shkrim i shkruar në dialekt e çfarë në gjuhën letrare.

Rexhep Qosja argumenton kështu:

“Të shkruash në gjuhën letrare, sipas mendimit tim, së pari do të thotë të shkruash si njeri me kërkesa më të larta shpirtërore, kurse të shkruash në dialekt do të thotë të shkruash me kërkesa sado kudo më të rrudhura shpirtërore.

Të shkruash në gjuhën letrare do të thotë të shkruash me mundësi më të mëdha të shprehjes gjuhësore e artistike, kurse të shkruash në dialekt do të thotë të shkruash me mundësi më të pakta të shprehjes gjuhësore e artistike.

Të shkruash në gjuhen letrare do të thotë të shkruash për shumë më tepër lexues, për gjithë pjesëtarët e popullit të cilit i takon, kurse të shkruash në dialekt do të thotë të shkruash për më pak lexues, për pjesëtarët e atij dialekti.

Lexo po ashtu:  "Me këndue pula thohet se ka me pas dëm shpija, asht mirë me e mbyt pulen për mik." Besëtytnitë shqiptare, për miqtë dhe miqësitë

Të shkruash në dialekt do të thotë të vjetërohesh gjuhësisht më shpejt, kurse të shkruash në gjuhën e njësuar letrare do të thotë të shkruash për kohë shumë më të gjatë, në mos jo përgjithmonë. Ata që duan ta dënojnë vetën e të shkruajnë për më pak lexues e për kohë më të shkurtër duhet t’i përkujtojmë për këtë, por në asnjë mënyrë t’i pengojmë. Njeriu duhet të jetë i lirë të bëjë ç’të dojë me veten e tij.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *