Ndërsa përdoruesit e WhatsApp kanë pasur mundësi të provojnë dark mode në aplikacionet e tyre për ca kohë, tashmë e kanë si opsion edhe në aplikacionin desktop dhe ueb aplikacion.

Dark Mode është një mrekulli e vërtetë që nga dita kur filloi të shndërrohej në trend. Ndërsa përdoruesit e WhatsApp kanë pasur mundësi të provojnë dark mode në aplikacionet e tyre për ca kohë, tashmë e kanë si opsion edhe në aplikacionin desktop dhe ueb aplikacion.

Ja sesi të aktivizoni Dark Mode në WhatsApp Web

  • Për filluar kyçuni në WhatsApp Web
  • Nëse është hera e parë që kyçeni atëherë duhet të kaloni nëpër procesin e verifikimit përmes kodit QR
  • Sapo të ketë përfunduar do të shfaqen bisedat
  • Klikoni tre pikat vertikale dhe shtypni opsionin Settings. Klikoni mbi Theme dhe aktivizoni opsionin Dark

Ja sesi të aktivizoni Dark Mode në WhatsApp Desktop

  • Nëse nuk e keni të instaluar aplikacionin atëherë mund ta shkarkoni në këtë lidhje
  • Do tu kërkohet e njëjta procedurë për të skanuar kodin QR
  • Pas të keni përfunduar qasjen në aplikacion klikoni mbi tre pikat horizontale dhe më pas opsionin Settings
  • Nën opsioni Theme përzgjidhni Dark /PCWorld Albanian
Lexo po ashtu:  Opsioni i ri i Chrome, si kemi jetuar pa të

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *