Ndërsa përdoruesit e WhatsApp kanë pasur mundësi të provojnë dark mode në aplikacionet e tyre për ca kohë, tashmë e kanë si opsion edhe në aplikacionin desktop dhe ueb aplikacion.
Dark Mode është një mrekulli e vërtetë që nga dita kur filloi të shndërrohej në trend. Ndërsa përdoruesit e WhatsApp kanë pasur mundësi të provojnë dark mode në aplikacionet e tyre për ca kohë, tashmë e kanë si opsion edhe në aplikacionin desktop dhe ueb aplikacion.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ja sesi të aktivizoni Dark Mode në WhatsApp Web
- Për filluar kyçuni në WhatsApp Web
- Nëse është hera e parë që kyçeni atëherë duhet të kaloni nëpër procesin e verifikimit përmes kodit QR
- Sapo të ketë përfunduar do të shfaqen bisedat
- Klikoni tre pikat vertikale dhe shtypni opsionin Settings. Klikoni mbi Theme dhe aktivizoni opsionin Dark

Ja sesi të aktivizoni Dark Mode në WhatsApp Desktop
- Nëse nuk e keni të instaluar aplikacionin atëherë mund ta shkarkoni në këtë lidhje
- Do tu kërkohet e njëjta procedurë për të skanuar kodin QR
- Pas të keni përfunduar qasjen në aplikacion klikoni mbi tre pikat horizontale dhe më pas opsionin Settings
- Nën opsioni Theme përzgjidhni Dark /PCWorld Albanian





