Jakov Milatoviç është presidenti i ri i Malit të Zi. Fillimisht exit pollet, e më pas edhe rezultatet paraprake, treguan një epërsi të thellë të Milatoviç. Shtabi elektoral i Milatovçit shpalli fitoren vetëm pak pas nisjes së numërimit, ndërsa rivali Milo Gjukanoviç pranoi humbjen.

Mali i Zi zgjodhi. Unë nuk jam zgjedhja e tij. Unë e respektoj zgjedhjen e qytetarëve. I uroj presidentit të ketë sukses sepse kështu do të ketë sukses Mali i Zi. Dua të falënderoj të gjithë ata që më besuan. Jam krenar për mbështetjen e madhe që kam marrë në zonat ku shumica janë popuj pakicë. Dua të falënderoj veçanërisht njerëzit që erdhën në Mal të Zi për të votuar edhe pse jetojnë diku më larg. Mendoj se tani është shumë e rëndësishme që Mali i Zi të mbajë zgjedhjet e ardhshme, ato të planifikuara për në qershor, zgjedhjet parlamentare. Zgjedhjet herë i fiton e herë i humb.

Mendoj se kemi treguar përgjegjësi absolute ndaj popullit të Malit të Zi. Për sa më përket mua, Mali i Zi civil, multietnik, demokratik mbetet dashuria ime dhe asaj që do t’i përkushtohem gjatë gjithë jetës sime.

Do të mundohem ta bëj punën time në mënyrën më të mirë deri në fund të mandatit. E pranoj këtë gjykim të publikut demokratik të Malit të Zi dhe i uroj Malit të Zi çdo të mirë dhe që presidenti i ri të kontribuojë në prosperitetin e mëtejshëm ekonomik dhe demokratik të vendit tonë.

Prej 30 vitesh në pushtet, Gjukanoviç është lideri më jetëgjatë në Evropë. Ai do të detyrohet t’i lërë vendin 36-vjeçarit rishtar në politikë, Jakov Milatoviç.

Lexo po ashtu:  The  letter  of the Albanian American Academy of Sciences and Arts sent to  the United States President, Joe Biden (June, 2023)

Në 11 qershor, Mali i Zi mban edhe zgjedhjet parlamentare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *