Përfaqësuesja e Zvicrës është duke krijuar një dokumentar të quajtur “The Pressure Game”, ndërsa Granit Xhaka është pjesë kyçe e tij, raporton 20min.ch.

Në sekuenca të dokumentarit, mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane thotë fjalë që shumë prej nesh duan t’i dëgjojnë, rreth prejardhjes së tij.

Në të përfshihet edhe bashkëshortja e Xhakës, Leonita, që flet rreth jetës së tyre.

“Unë jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova”, ka thënë Xhaka.

Ai foli edhe për imazhin e tij në publik dhe për marrëdhëniet e tij me mediat.

“Nuk e kuptoj se përse shkruhen gjithmonë vetëm gjëra negative”, potencon më tej ylli i Arsenalit.

Megjithatë, dokumentari nuk e vë në pikëpyetje këtë temë shumë kritike, por 30-vjeçari shikon prapa në ndeshjen e Kampionatit Botëror kundër Serbisë.

“E kam vendosur qëllimin tim që të qëndroj pozitiv në fushë. Më pas, nëse ndodh diçka e keqe, unë vendos të largohem dhe t’i shmangem problemit”, shton më tej Xhaka.

Lexo po ashtu:  Përfaqësuesja e Kosovës vendos rekord në Europë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *