Zogu i verës tuej këndue
N’për livadhe fushë e arë
Gjithnji vjen tuj me diftue
se ne jemi t’fjeshtë Shqyptar

Gjithkto male e kodrina
E fushore mlue me baar
T’tana bashk kto bukurina
Fort m’krenojnë se jam Shqyptar

Kuer liqeni lumi e prroni
Kuer perpiqen ujnat marë
Nee na thonë se do t’a doni
Shoqi shojnë, pse jem Shqypar

Sot e mrapa due me dasht
me shok t’mi me kenë bujar
N’kjoftë gjikue prej perendies
per me kenë ndo’i herë udhtaar
Me sy çilë të gjthë SHOQNIES
Kam me than se jam SHQYPTAAR

/MekuliPress/

Lexo po ashtu:  Versioni i ri i Messenger në iPhone, Facebook zbulon një ndryshim jeti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *