Instituti Kombëtar Espresso në Itali ka standarde shumë të rrepta për atë që mund të konsiderohet një ekspres i vërtetë. Sidoqoftë, ideja është kjo: Makinat Espresso çojnë një sasi të vogël uji gati në të zierë, nën të paktën 9 bar presion, tek kafeja e grirë imët, për të bërë ekspres të vërtetë.

Rezultati është një kafe më kremoze dhe më e butë me më shumë kafeinë brenda. Presioni duket se është metrika kryesore që përcakton bërjen e një ekspresi të vërtetë, dhe kjo është arsyeja pse makinat e ekspresit kanë një rëndësi të madhe në bërjen e kafes. Nëse jeni pijës i madh dhe adhurues i kafes, këto janë kompanitë më të mira në treg që prodhojnë ekspresë.

Ekzistojnë dy lloje të makinave ekspres në botë: Ato që e bëjnë kafen me avull uji, dhe ato që e bëjnë kafen duke pompuar ujë. Cilësia ngelet e njëjtë tek të dyja, thjesht ndryshon metodika.

Kompanitë që dinë të prodhojnë ekspresë me një përkujdesje të madhe ndaj detajit janë: Breville, De’Longhi, Nespresso, Flair dhe La Pavoni. Megjithatë, duhet theksuar se cilësia ka gjithmonë një çmim të hidhur nga mbrapa, me një ekspres të vogël për një person që mund të arrijë çmime deri në 800 Euro.

Lexo po ashtu:  Ju nuk jeni bagëti! Ju jeni njerëz! Ju, njerëzit, keni pushtetin

Burimi: Buisness insider

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *