Ornela Çuçi është përzgjedhë si anëtare me të drejta të plota me një mandat dy vjeçar në Këshillin Global Environmental Facilities
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ajo do të përfaqësojë 12 shtete të rajonit si: Shqipëri, Bullgari, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Gjeorgji, Maqedoni, Moldavi, Mali i Zi, Poloni, Rumani, Serbi dhe Ukrainë.
Më poshtë, KultPlus ju sjell deklaratën e saj të plotë në lidhje me këtë emërim.

E nderuar të përfaqësoj 12 vendet e rajonit (Shqipëri, Bullgari, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Gjeorgji, Maqedoni, Moldavi, Mali i Zi, Poloni, Rumani, Serbi dhe Ukrainë), si anëtare me të drejta të plota me një mandat dy vjeçar në Këshillin e Global Environmental Facilities.
E nderuar që 32 anëtarët e këtij bordi më përzgjodhën si pjesë e Komisionit të Etikës dhe Konfliktit të Interesit si dhe e Komisionit të Vlerësimit të Sekretariatit të këtij fondi global, më i rëndësishmi sot për mjedisin.




