Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matoviç, dha dorëheqje të martën, duke i hapur rrugë formimit të një qeverie të re. Kriza politike nisi para një muaji për shkak të përdorimit ose jo të vaksinës ruse kundër koronavirusit.

Presidentja sllovake, Zuzana Caputova, emëroi ministrin e Financave, Eduard Heger, si kryeministër të ri.

Heger është koleg i Matoviçit në partinë OLANO dhe një aleat i besueshëm i tij. Të katër partitë e koalicionit qeveritar u pajtuan të marrin pjesë në kabinetin e ri, me Hegerin në krye.

Matoviç, i emëruar kryeministër vitin e kaluar, do të marrë portofolin e financave. Matoviç ka porositur më herët doza të vaksinës ruse kundër koronavirusit, por partnerët e koalicionit e kanë kundërshtuar një veprim të tillë, pasi vaksina Sputnik V nuk është miratuar për përdorim në Bashkimin Evropian.

Lexo po ashtu:  Imer Mushkolaj kryeministrit Hoti: Thjeshtë, është marre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *