Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matoviç, dha dorëheqje të martën, duke i hapur rrugë formimit të një qeverie të re. Kriza politike nisi para një muaji për shkak të përdorimit ose jo të vaksinës ruse kundër koronavirusit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Presidentja sllovake, Zuzana Caputova, emëroi ministrin e Financave, Eduard Heger, si kryeministër të ri.
Heger është koleg i Matoviçit në partinë OLANO dhe një aleat i besueshëm i tij. Të katër partitë e koalicionit qeveritar u pajtuan të marrin pjesë në kabinetin e ri, me Hegerin në krye.

Matoviç, i emëruar kryeministër vitin e kaluar, do të marrë portofolin e financave. Matoviç ka porositur më herët doza të vaksinës ruse kundër koronavirusit, por partnerët e koalicionit e kanë kundërshtuar një veprim të tillë, pasi vaksina Sputnik V nuk është miratuar për përdorim në Bashkimin Evropian.




