Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ka deklaruar se nuk ka ndërmend të përgjigjet pozitivisht ftesës së Josep Borrell për një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. I pyetur sot mbi zhvillimet e fundit në kufirin me Kosovën, Vuçiç ka deklaruar se e gjitha  është një lojë dhe se Kurti ka mbështetjen e perëndimit në këto që po bën.

Dialogu me Kurtin është inekzistent. Ai do luftë, do luftë me çdo çmim. Mendon se si dhe në çfarë mënyre do të bëjë provokim. Dhe ai e ka përkrahjen, gënjejnë kur thonë se ka. Mjaft me këtë! Ledhatoni foshnjën tuaj, bëni çfarë të doni me të, më pas më lajmëroni kur e kryeni punën tuaj, citohet Vuçiç.

I pyetur mbi policët e rrëmbyer, ai ka deklaruar se ata kanë dhënë deklarime kontradiktore dhe se nuk janë prekur me dorë.

Lexo po ashtu:  Një mesazh për qeverinë e Shqipërisë, si anëtare e KS të OKB të ngrejë vazhdimisht çështjen e njohjes së Kosovës, dhe të heqë dorë nga marrëdhëniet me Serbinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *