Në bashkinë e Skraparit janë dakord që toponimi sllav i qytetit Çorovodë (çjerrna voda – uji i zi), të zëvëndësohet me qyteti Skrapar.

Shumë shpejt nisma do të kalojë në këshillin bashkiak, mandej në formën e një projektligji për tu shqyrtuar në komisionet parlamentare.

Parlamenti i ri do të ketë mundësinë e votimit të këtij projektligji për ndryshimin e emërtimit të njësisë vendore.

Pas nismës për ndryshimin e emrit të ish bashkisë Ura Vajgurore në bashkia Dimal, tashmë Skrapari është nisma e radhës.

Kjo nismë do të udhëhiqet prej kryetarit të bashkisë Skrapar zt. Adriatik Mema dhe një grup gazetarësh të zonës.

Bashkia Skrapar ndër të tjera sëbashku me stafin e tij kanë si synim inplementimin e disa projekteve afatgjatë në këtë bashki, ku ndër më interesantet janë rijetësimi i qytetit ilir të Orgesës në fshatin Prishtë dhe të kalasë antike të Skraparit.

Lexo po ashtu:  Gabon “Kupola e hekurt”/ Sistemi mbrojtës i Izraelit godet gabimisht një dron të ushtrisë së vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *