Joe Biden ka fituar zyrtarisht nominimin e Partisë Demokratike për ta sfiduar presidentin amerikan Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit. Në llogarinë e tij në Twitter, Biden ka bërë të ditur se ka siguruar 1,991 delegatët e nevojshëm dhe se do të luftojë për të “fituar betejën për shpirtin e kombit”.  Biden është i nominuari efektiv që nga tërheqja e Bernie Sander në prill të këtij viti. Kujtojmë se Joe Biden ka shërbyer si zëvendëspresident në administratën e ish-presidentit Barack Obama.

Lexo po ashtu:  Del Kryeminstri me sqarim publik: "Përfundimisht, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Presidenti duhet të mendojë për datë të zgjedhjeve për të gjithë. Sepse ai duhet ta zbatojë Kushtetutën e jo ta interpretojë atë."

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *