Joe Biden ka fituar zyrtarisht nominimin e Partisë Demokratike për ta sfiduar presidentin amerikan Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit. Në llogarinë e tij në Twitter, Biden ka bërë të ditur se ka siguruar 1,991 delegatët e nevojshëm dhe se do të luftojë për të “fituar betejën për shpirtin e kombit”. Biden është i nominuari efektiv që nga tërheqja e Bernie Sander në prill të këtij viti. Kujtojmë se Joe Biden ka shërbyer si zëvendëspresident në administratën e ish-presidentit Barack Obama.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.




