Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 19 dhjetor 2025, mbajti zgjedhjet e rregullta për zgjedhjen e Kryesisë së Akademisë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në njoftimin për media bëhet e ditur se kryetare është zgjedhur Justina Shiroka Pula, nënkryetar Fejzullah Krasniqi dhe sekretar shkencor Bardh Rugova.
Kjo është hera e parë që në krye të ASHAK-ut është zgjedhur një grua.

Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:
anëtar korrespondent Nysret Krasniqi, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë; akademik Frashër Demaj, Sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore;
anëtar korrespondent Enver Hamiti, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës;
anëtar korrespondent Ismet Jonuzi, Sekretar i Seksionit të Arteve.
