Nga Gëzim Mekuli

Sapo e përfundova librin “Verbrechen” të Ferdinand von Schirach, dhe dua të ndaj me ju pse ky libër, dhe sidomos tregimi i tij i parë, “Fähner”, meriton patjetër të lexohet. Kjo novelë e shkurtër, por jashtëzakonisht e fuqishme, më la një tronditje që nuk më është larguar ende. Schirach arrin të tregojë një histori të thjeshtë në sipërfaqe, por të mbushur me dramë të brendshme, me një mënyrë të ftohtë dhe klinike që e bën edhe më të dhimbshme.

Novela “Fähner”, që hap përmbledhjen “Verbrecher” të Ferdinand von Schirach, është një tregim i heshtur dhe i dhimbshëm për shkatërrimin e njeriut përmes dhunës psikologjike që ndodhë në një martesë të keqe.
Autori na futë në jetën e një burri të qetë dhe të sjellshëm, i cili jeton prej vitesh në një martesë të zorshme dhe të ngrirë, ku gruaja e tij e nënçmon në çdo hap burrin. Këtu nuk ka britma, nuk ka përplasje dramatike, por kemi një zinxhir të pandërprerë kritikash, vërejtjesh e “korigjimesh” të vogla që me kohën i marrin frymën burrit.
Ngjarja zbërthehet me një qetësi të ftohtë, thuajse klinike, duke na treguar se si njeriu mund të thyhet jo nga një akt i vetëm dhune, por nga një rrjedhë e gjatë poshtërimesh të vogla me fjalë e me kritika të përditshme.

Lexo po ashtu:  Një “i çmendur” si Charles Bukowski!

Schirach e përshkruan me mjeshtëri këtë përkeqësim të ngadaltë të përsonalitetit të burrit: gruaja tallet me mënyrën si burri i saj ha, e si pi, si vishet, si ecë, madje edhe mënyrën si merr frymë. Çdo detaj i jetës së tij bëhet pre e kritikës së gruas.

– Në tavolinë, ajo e korrigjon për mënyrën si e mban pirunin: “Përsëri ti po e mbanë pirunin në atë mënyrë fëminore? Nuk po e kupton se dukesh qesharak?”, “Mos u përbijë ashtu. Të gjithë mund të të dëgjojnë. Është e turpshme…”

– Në rrugë, e turpëron për ecjen dhe se si flet: “Mos më fol me atë zë. Të dëgjojnë njerëzit dhe po dukesh keq…”

– Në shtëpi, e tall për fjalët që ai zgjedh dhe tonin e zërit: “Mos ja nis hiq. E di që do thuash diçka të gabuar.” “Nuk arrin kurrë të shprehesh si duhet, prandaj më lër mua të flas.”

Ngadalë por sigurt, burri humb besimin, ndjenjën e vetes, dinjitetin, personalitetin. Nga një njeri i butë, intelektual e i qetë, ai shndërrohet në një kufomë që lëviz me frikë brenda shtëpisë së vet.

Të nderuar lexues,
Pikërisht kjo është fuqia e tregimit: autori nuk ka nevojë për skena të dhunshme; mjafton të tregojë se si poshtërimi i vazhdueshëm e zhvesh një njeri nga vetja deri në pikën kur nuk mbetet më asgjë për të ruajtur. Dhe kur njeriu humbet veten, identietin, personalitetin, çdo akt i mëvonshëm tragjik nuk duket si shpërthim i papritur, por si pasojë e pashmangshme e një jete të përditshme të shtypur, plot dhunë verbale, dhe të heshtur.

Lexo po ashtu:  Testamenti i Gjon Gazullit

Vepra vlerësohet pikërisht për këtë qasje të matur e të ftohtë. Schirach shkruan me një stil të pastër, pothuajse dokumentar, që i jep historisë një realizëm të mprehtë. Ai nuk moralizon, nuk shton fjalë të tepërta; thjesht vendos përpara nesh faktet e përditshme të një martese të keqe dhe na lejon të dëgjojmë zhurmën e heshtur të dhunës që gërryen brenda katër mureve. Kjo e bën tregimin edhe më tronditës, sepse lexuesi e ndjen se një histori e tillë mund të ndodhë ngado, jo vetëm në shoqërinë gjermane, por edhe në shoqërinë shqiptare, në çdo shtëpi pra ku poshtërimi kthehet në zakon e përditshmëri; gjatë ditës, natës, rrugës, në pushime, në shoqëri…. Ku arroganca, komplekset dhe mendjemadhësia, (në këtë novelë e gruas), të vret personalitetin dhe më vonë edhe shpirtin.

Përfundimi i kësaj novele të shkurtër, por të fuqishme, është i dhimbshëm dhe i pashmangshëm: një njeri i shtypur për vite, i përqeshur për çdo lëvizje, i mohuar për çdo akt të thjeshtë të qenies së tij, arrin në pikën ku humb kontrollin mbi realitetin dhe ndërmerr një akt fatal.
Tregimi nuk kërkon të tumirë dhunën, por të na bëjë të kuptojmë rrënjët e dhunës, ta shohim se si mund të lindë nga dhuna tjetër; ajo që nuk lë shenja në trup, por plagë që nuk shërohen kurrë në shpirtë.

Lexo po ashtu:  Çfarë njerëzit vënë re më shumë gjatë takimit të parë me këdo

“Fähner” është një thirrje e qetë, por e fortë, për të marrë seriozisht dhunën psikologjike që ndodhë në një martesë të vështirë. Schirach na mëson se ka dhunë që nuk dëgjohet, dhunë që nuk shihet, por që e zhvesh njeriun nga dinjiteti dhe personaliteti i tij më shpejt se çdo thikë e revole.

Të dashur lexues,
Unë për veten time e përfundova tregimin me një ndjesi trishtimi të thellë, por edhe me ndërgjegjësimin se nënçmimi i përditshëm, tallja, kritika dhe kontrolli i fshehtë janë forma të dhunës që mund të shkatërrojnë jetën po aq sa aktet më brutale.

Ky tregim i shkurtër, i qetë dhe i ftohtë në ton, lë gjurmë të thella; sepse na kujton se njeriu nuk thyhet gjithmonë nga tragjeditë e mëdha, por nga gjërat e vogla që përsëriten përditë, derisa nuk mbetet më asgjë brenda tij; Kujdes me fjalën Zonjushë! Kujdes me fjalën Zotëri, sepse fjala dhe kallashnikovi janë armë të rrezikshme, mos i keqpërdorni e mos luani me to!

#mekulipress
#dhunanefamilje
#gruaja
#familja
#martesa
#gezim #Mekuli
#lexo

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com