Sipas një studimi nga Universiteti i Australisë Jugore, pirja e më shumë se 6 kafeve në ditë e shton rrezikun e sëmundjeve nga zemra për 22 për qind.

Ky studim pritet të bëhet pjesë e debatit për pragun e nivelit të kafeinës që duhet të konsumohet dhe dëmet që mund t’i sjellë ajo për shëndetin.

“Sasia e kafesë që përdoret nga shumica e njerëzve nuk ka shumë efekt. Njerëzit që pijnë shumë kafe bëhen imunë ndaj saj”, tha Chris Labos, kardiolog.

Ai ka zbuluar se nëse një person gjatë jetës së tij pi më shumë se dy milion kafe, kjo e shton rrezikun për sëmundje të zemrës deri 50 për qind.

Në studim janë përshirë të dhënat e 347 mijë personave të moshës 37 deri 73-vjeçare dhe ato u përdorën për t’i hulumtuar dallimet individuale për rezistencën ndaj kafesë.

Ata zbuluan se edhe personat me gjenin “CYP1A2”, i cili bën metabolizimin e kafeinës katër herë më shpejt se te personat që nuk e kanë atë, mund të kenë pasoja në shëndetin e tyre nëse konsumojmë më shumë se gjashtë kafe në ditë, shkruan “Daily Mail”. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Psikologu zbulon cili është shkaktari kryesor i ndarjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *