Sipas një studimi nga Universiteti i Australisë Jugore, pirja e më shumë se 6 kafeve në ditë e shton rrezikun e sëmundjeve nga zemra për 22 për qind.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ky studim pritet të bëhet pjesë e debatit për pragun e nivelit të kafeinës që duhet të konsumohet dhe dëmet që mund t’i sjellë ajo për shëndetin.

“Sasia e kafesë që përdoret nga shumica e njerëzve nuk ka shumë efekt. Njerëzit që pijnë shumë kafe bëhen imunë ndaj saj”, tha Chris Labos, kardiolog.

Ai ka zbuluar se nëse një person gjatë jetës së tij pi më shumë se dy milion kafe, kjo e shton rrezikun për sëmundje të zemrës deri 50 për qind.

Në studim janë përshirë të dhënat e 347 mijë personave të moshës 37 deri 73-vjeçare dhe ato u përdorën për t’i hulumtuar dallimet individuale për rezistencën ndaj kafesë.

Lexo po ashtu:  Si ishte vëndi ynë qint vjet më parë e si është sot? Shqipëtarët e ndershëm me anën kombëtare. Ata qi janë zuzarë, shpirtrobër, e bij kurvash, le të mbajnë me anët e tjera

Ata zbuluan se edhe personat me gjenin “CYP1A2”, i cili bën metabolizimin e kafeinës katër herë më shpejt se te personat që nuk e kanë atë, mund të kenë pasoja në shëndetin e tyre nëse konsumojmë më shumë se gjashtë kafe në ditë, shkruan “Daily Mail”. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com