“Kam nisur të të ngjaj, nënokja ime” është një ndër poezitë më të bukura të poetit dhe diplomatit sirian,Nizar Qabbani. Duket sikur kuptimi i gjithë poezisë jepet që në titull, por nuk është kështu. Normale që një pjesë e mirë e poezisë i drejtohet ngjashmërisë më nënën, por pjesa tjetër ka të bëjë me përfundimet, në të cilat protagonistja e poezisë, ka arritur nga çfarë ka parë në jetë (Bota është kaq e komplikuar; Thjeshtësia është kaq e vështirë; Nuk ka më dashuri pa interes; Mirësjellja është shndërruar në njëkompliment me kosto).

“Kam nisur të të ngjaj, nënokja ime”

U rrita nënoke… dhe kam filluar të të ngjaj gjithnjë e më shumë
Tashmë zgjohem herët
dhe flej para të gjithëve.
Trafiku ka filluar të më mbysë
e fjalët më lodhin.
U rrita nënokja ime dhe kam filluar të pij më shumë çaj
më pëlqejnë barishtet dhe aroma e qelibarit.

U rrita nënoke dhe gjithçka e lexoj vetëm
qaj në heshtje vetëm dhe përmallem krejt vetëm.
U rrita nënokja ime,
të gjithë largohen,
dhe miqtë e mi janë pakësuar shumë.
Më pëlqen më shumë qetësia, e imagjinon dot?
Kurse zhurmat m’u shterojnë energjitë.
U rrita nënoke dhe s’e shijoj dot qëndrimin natën vonë
dhe krejt si ti, tashmë është deti ai që më fal qetësi.

Lexo po ashtu:  Geci: Gjykata Speciale ka mijëra orë incizime dhe dëshmi kundër krerëve të UÇK-së

Nuk jam më ajo që ëndërron fustanin,
bota është kaq e komplikuar
e thjeshtësia gjithnjë e më e vështirë.
Sot, njerëzit u ngjajnë më shumë kukullave
e unë nuk di të luaj më.

Jeta nuk është siç më pate thënë, plot ngjyra
kurse udhët, kryesisht, gumëzhijnë
nga njerëzit e shumtë,
të gjithëve nënoke, u rëndojnë halle mbi supe.

Gjithnjë e më shumë, nënoke,
më merr malli për veten.
Kam mall për thjeshtësinë e atyre ditëve
në shtëpinë e gjyshit.
Kam mall për atë kohë atje, kam mall për ty.
Kam mall për veten time të vogël, si dikur.
Kam mall për qortimin tënd spontan,
të sinqertë, të butë dhe lotues.
Tashmë është jeta që më qorton, nënoke
janë ditët e padrejta që kritikojnë
të gjithë ua hedhin fajin të gjithëve.

Nuk ka më dashuri pa interes
dhe mirësjellja është shndërruar
në një kompliment me kosto.
U rrita nënoke dhe pashë që isha plakur
thinjat m’i pushtuan flokët e mi të errët,
të cilët i doje aq fort
e që dikur u thurrje këngë e luaje me to.

Lexo po ashtu:  Zanat në mitologjinë shqiptare

U rrita shumë,
e bota nuk është aq interesante sa mendoja.
U rrita nënoke që ta kuptoj se unë jam ajo,
vogëlushja jote, sado të rritem dhe se
përqafimi yt është e gjithë bota ime.

Ah nënokja ime!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *