Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se deficiti buxhetor në Kosovë është zvogëluar në një rekord historik. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai tha se financat publike janë kthyer në drejtimin e duhur dhe që “thesi i shqyer është qepur.”
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Murati shtoi se qeveria ka qenë e kujdesshme për të mos shkaktuar një barrë të paqëndrueshme financiare dhe për të mos rritur borxhin publik, edhe pse kishte pakot mbështetëse më të mëdha në rajon.





