Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen Kryeministër i Kosovës.

Ajo këtë e ka bërë përmes një letre, në të cilën thekson sa i ka punë të mëdha para vetes, si luftimi i krimit dhe korrupsionit.

Po ashtu Merkel në këtë letër, e ka përmendur procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për çfarë kërkon që Kurti të jetë i vëmendshëm.

Kjo është letra e plotë:

“I dashur Kryeministër

Ju uroj ngrohtësisht për rizgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës!

Ju dhe qeveria juaj keni përpara punë sfiduese, për çfarë vendi juaj mund të mbështetet në Gjermaninë si partner.

Pandemia e COVID-19 kërkon veprim të paprecedent nga të gjithë ne. Me reforma dhe rend dhe ligj si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qeveria juaj ka identifikuar reformat e rëndësishme të kërkuara. Dialogu me Serbinë për normalizim i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian gjithashtu kërkon vëmendjen tuaj.

Suksesi në këto fusha do të jetë çelës për të konkretizuar perspektivën evropiane të vendit tuaj.

Lexo po ashtu:  Merret vendimi, s’ka “Black Friday” në Kosovë

Ju uroj çdo sukses në punët përpara.

Me respekt

Angela Merkel
Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *