Burrat mund të shërohen nga kanceri i prostatës brenda një jave duke përdorur doza më të mëdha të radioterapisë precize. Testet klinike pritet të nisin këtë javë në Spitalin Royal Marsden të Londrës për të zbuluar nëse është e sigurt të përshpejtohet rrënjësisht trajtimi.

Aktualisht, burrat që zhvillojnë kancer të prostatës zakonisht trajtohen në 20 seanca në muaj.

Por shkencëtarët duan ta ulin terapinë në vetëm dy trajtime me doza të larta, të cilat mund të kryhen brenda një ose dy javëve.

Rreth 48 500 burra diagnostikohen me kancer të prostatës çdo vit në SHBA. Nëse sëmundja kapet herët, ka një shans 80 për qind për mbijetesë me këtë formë trajtimi.

Muajin e kaluar, i njëjti ekip publikoi rezultatet e një testi që tregoi se numri i seancave mund të shkurtohet në mënyrë të sigurt në pesë, me efekte anësore minimale.

Dy vjet pas trajtimit, gati 90 për qind e pacientëve janë vetëm efekte të vogla anësore, ndërsa 99 për qind ishin pa efekte anësore të rënda, duke sugjeruar që trajtimi i shkurtuar mund të rekomandohet pa rrezik të dëmtimit afatgjatë nga toksiciteti.

Lexo po ashtu:  Trump: Jemi duke fituar në Texas dhe Florida

Kanceri i prostatës ka një incidencë 1 në 6 burra. Sëmundja shfaqet më shpesh te burrat e moshës midis 75 dhe 79 vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *