Samiti informal i Ballkanit Perëndimor, i mbajtur në Berlin dhe pse solli rezultate thelbësore, duket se ndryshoi axhendën e negociatave, duke e bërë të qartë se zgjidhja e mosmarrëveshjeve afatgjata është një parakusht për avancimin e perspektivës euro-atlantike të vendeve të Ballkanit, që do të duhet të ndeshen me një vonesë disamujore, pasi gjithçka do të diskutohet në tetor, nga qershori që ishte përcaktuar fillimisht.

Informacionet e ardhura nga Kosova dhe Berlini, thonë se gjatë një takimi jozyrtar, përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini, këshilloi udhëheqësit për të ringjallur propozimin sovranitetit të dyfishtë.

Megjithatë, balancat ekzistuese politike në radhë të parë në Beograd, e bëjnë të vështirë për ta promovuar këtë projekt, për shkak të konsumit politik që po përjeton në këtë fazë presidenti serb, i cili është nën presionin e protestave masive anti-qeveritare.

Për Berlinin është prioritet një marrëveshjeje që nuk do të minojë status quo-në aktuale, por do të kontribuojë në rirregullimin e sferave të ndikimit, duke kufizuar rolin e Rusisë dhe defaktorizuar ndikimin turko-islam në mënyrë që sigurohet progresi i qëndrueshëm dhe i pandërprerë i këtyre vendeve drejt BE-së.

“Sovraniteti i Dyfishtë”

Draftmarrëveshja e “sovranitetit të dyfishtë” mes Serbisë dhe Kosovës e cila është diskutuar që prej vitit 2011, thekson se  Veriu i Kosovës do të mund të ketë kompetenca më të gjera se sa parashihet në Asosacionin e Komunave serbe, brenda kuadrit Kushtetutës të Kosovës.

Lexo po ashtu:  Erdogan shfryn ndaj Macron: Provokator e i paturp

Kjo zgjidhje përjashton ndarjen e Kosovës, duke promovuar sovranitetin e dyfishtë pa ndryshuar kufijtë. Kosova do të ruajë integritetin territorial, ndërsa Serbia do të ketë një lloj sovraniteti mbi serbët e Kosovës dhe kishat ortodokse serbe. Në të njëjtën kohë, do të krijohen dispozita të veçanta për shfrytëzimin e burimeve dhe ruajtjen e kohezionit social.

Megjithatë, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç po adopton një politikë nacionaliste, duke e trajtuar konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës si një çështje madhore kombëtare për të mobilizuar bazën e tij elektorale që është e ndjeshme ndaj çdo lëshimi. Peizazhi është më i turbullt në Kosovë, ku zgjidhja për ribashkimin kufitar ka shkaktuar një  përplasje mes kryeministrit dhe presidentit.

Për promovimin e suksesshëm të planeve të tilla, natyrisht, janë të nevojshme masat për ndërtimin e besimit mes Beogradit dhe Prishtinës. Veprime të tilla si kthimi i FSK-së së Kosovës në ushtri të rregullt dhe taksa për importet e produkteve serbe po minojnë klimën. Natyrisht, Kosova nëpërmjet gojës së presidentit të saj, është e gatshme të hapë një dialog, pa parakushte, duke dashur t’i përjashtojë këto tema nga bisedimet. “Sovraniteti dyfishtë” i referohet modelit të kantonizimit, i cili garanton ruajtjen e karakterit multikulturor të rajonit duke vendosur të drejta të veçanta për pakicat.

Lexo po ashtu:  Kurti: Kombinati ‘Trepça’ është thesar publik të cilin ne duam ta revitalizojmë dhe t’ia kthejmë shkëlqimin

Një studim mbi kantonizimin e Kosovës është përgatitur nga kreu i ri i Partisë Demokratike Serbe të Serbisë (DS), Zoran Loutovac, i cili konsiderohet si një politikan i moderuar dhe me orientim europian. Loutovac është pjesë e koalicionit anti-qeveritar “Aleanca për Serbinë”, që është themeluar në shtator të vitit 2018 dhe që është nxitësja kryesore e protestave masive kundër presidentit të Serbisë.

“Shkëmbimi i territoreve” duket se ka shqetësuar disi elitën “borgjeze” të bashkësisë shqiptare në Luginën e Preshevës. Kjo elitë duket se ka lidhje të ngushta me Beogradin dhe ka ndikim në popullatën lokale. Udhëheqësit lokalë shqiptarë të Preshevës nuk i përqafojnë pikëpamjet radikale të nacionalizmit shqiptar, pasi ata gëzojnë status të veçantë në Serbi.

Mbyllja e konflikteve

Zgjidhja konflikteve afatgjata në Ballkanin Perëndimor është një prioritet për BE-në dhe Shtetet e Bashkuara, siç tregoi Marrëveshja e Prespës. Zgjidhja e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës duket të jetë një sfidë personal për kancelaren Angela Merkel e cila është nismëtare e procesit të Berlinit që ka për qëllim integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnjë – Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonisë Veriore, Serbia dhe Kosova) në Bashkimi Evropian. Politika gjermane për Ballkanin Perëndimor nuk pritet të ndryshojë pasi prej viteve ’90  Berlini konsiderohet si anëtari më aktiv i komunitetit ndërkombëtar duke ndjekur një politikë me fokus stabilizimin e rajonit.

Lexo po ashtu:  “Unë buzëqësh me ultimatumet e liderëve të Kosovës” - “Unë kurrë nuk do të tregoj arrogancë ndaj vendeve të fuqishme", Vuçiç tregon planet e ardhshme

Në të njëjtën kohë, një zgjidhje me modelin e “sovranitetit të dyfishtë” mund të dërgojë mesazhe pozitive dhe të zgjidhë konflikte të tjera ose “të ngrira”. Zgjidhja e kantonizimit mund të dobësojë nacionalizmin dhe të zbusë disa tendenca separatiste. Në të njëjtën kohë, Berlini, në kontekst të ri-vendosjes së sferave të ndikimit, duket se kërkon të kufizojë ndikimin turk në Ballkanin Perëndimor, duke investuar në elementin musliman.

*Teksti është hartuar nga politologët e çështjeve ndërkombëtare, Nikos Arvanitis dhe Giorgos Protopapas, Intelligence Crisis Monitor – Strategic Analyst dhe Strategic – Media Analyst, respektivisht.

https://www.huffingtonpost.gr/entry/lese-diples-keriarchias-yia-servia-kosovo-kai-payomenes-seykroeseis_gr_5ccfe66ae4b04e275d4c93e9?utm_hp_ref=gr-homepage

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *