Forcat amerikane të stacionuara në Libi për sigurinë e personelit diplomatik kanë lënë vendin. Mediat e huaja përcjellin një deklaratë të gjeneralit amerikan, Thomas Waldhauser sipas të cilit, ndonëse forcat amerikane mbeten të angazhuara në Libi, lëvizjet e tyre aktuale lidhen me një planfikim të kujdesshëm ushtarak që synon verifikimin e kushteve të sigurisë.

Përtej këtij qëndrimi, mediat spekullojnë se në fakt SHBA po largohen nga një vend që po zhytet në kaos ku aktualish po ndeshen edhe në kryeqytetin Tripoli, forcat filoqeveritare të kryeministrit Fayez al Sarraj që mbështeten nga milicitë e stacionuara në Misurata me njerëzit e gjeneralit Khalifa Haftar që po marrin nën kontroll vendin duke patur për bazë Çirenaikën.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Sipas vëzhguesve të ndryshëm veprimi i gjeneralit synon të minojë procesin e pacifikimit të vendit të ndërmarrë nga OKB-ja duke ndjekur politikën e faktit të kryer përpara konferencës së parashikuar për t’u mbajtur në mesin e këtij muaji. Haftar e konsideron veten si njeriu i vetëm që mund të sjellë stabilitet në Libi dhe në fakt njësoj si në Egjipt ku Fatah al Sisi riktheu një qeverisje në stilin e një demokracie ushtarake që rrëshqet shumë shpejt në diktaturë, edhe gjenerali libian po përsërit historinë e Gadafit.

Lexo po ashtu:  Ndarja me tim bir në derën e kolegjit, që aq fort më dhembi

Për të mbërritur në synimet e veta gjenerali ka shumë punë. Libia sot është një vend i ndarë mes dy qeverive rivale: njëra me seli në lindje, në Tobruk, ku ndodhet Haftar dhe tjetra në Tripoli, e cila mbështetet dhe njihet nga komuniteti ndërkombëtar.

Është e vështirë të merret vesh realisht se çfarë po ndodh në Libi përtej një lufte për pushtet. Njësitë e armatosura të gjeneralit përbëhen nga ushtarë libianë, sudanezë dhe nga Çadi. Ai ka krijuar aleancë edhe me një krah islamikësh salafistë, të quajtur Madkhalist që ndjekin mësimet e klerikut saudit Rabi al-Madkhali i cili madje ka shkruar fetva që mbështesin gjeneralin. Ky i fundit është treguar manovrator i shkathët edhe në blerjen apo fitimin e mbështetjes së fiseve të ndryshme libiane që veprojnë në zona të caktuara të vendit.

Një arsye për këtë qasje, gjendet në faktin se islamikët madkhalistë janë kundërshtarë të Vëllazërisë Myslimane, çka është një sinjal për miqtë e gjeneralit, monarkitë e Gjirit.  

Mediat raportojnë se fuqitë e ndryshme perëndimore nuk kanë dalë hapur në mbështetje të gjeneralit, por qëndrojnë formalisht pro qeverisë së koalicionit që ka seli në Tripoli. Por faktet në terren flasin për një lojë të dyfishtë që niset nga interesa të shumta si bllokimi I rruvës libiane të emigrimit, kontrolli në një zonë që është kufi me NIgerinë dhe Çadin, ku ka depozita të mëdha uraniumi e deri te lufta e islamikëve për kontroll.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  LDK-ja është më e keqe se PDK-ja. Këta të fundit janë hajna e kriminelë ordinerë. Kjo është e ditur nga të gjithë. Por LDK-ja është...

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *