Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës ka parandaluar një sulm terrorist, duke kapur dhe sekuestruar një sasi të madhe të armatimit.

Ai ka thënë se armatimi i kapur është identifikuar në një veturë me targa të Beogradit, 100 metra larg Komunës së Zveçanit.

“Falë angazhimit intenziv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zvecanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake”, ka thënë Sveçla.

Sveçla ka deklaruar se të gjitha këto mjete ishin me qëllim të realizimit të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.

“Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë. Policia e Kosovës bashkë me të gjitha organet tjera të sigurisë vazhdojnë angazhimet e tyre në parandalimit e cdo akti të mundshëm që synon cënimin e sigurisë së vendit tonë”, ka shkruar tutje ai.

Lexo po ashtu:  Shenjat më tradhtare të horoskopit; Nuk mund t’i besoni kurrë në një marrëdhënie

“Ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake”, ka shkruar në fund Sveçla.a

Ndërkohë, mediat propagandistike serbe kanë raportuar se Policia e Kosovës, ka zbarkuar në Zveçan për të bërë arrestime të reja, por këto pretentime i ka mohuar zëvendëskomandanti i Policisë për veriun, Veton Elshani në një deklaratë për Kossev.

“Po hetojmë një makinë që dyshojmë se po bartë materiale të dyshimta”, ka thënë ai.

“Merreni me siguri të plotë që nuk ka arrestime, nuk do ta arrestojmë dikënd. Po kërkojmë një makinë që dyshojmë se po bartë armë”, ka thënë ai për mediumin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *