Kënaqshmëria në kryeministrin Albin Kurti është rritur, ashtu siç është rritur edhe për Kuvendin e Kosovës dhe kryetarin e këtij institucioni, Glauk Konjufca, u tha gjatë prezantimit të “Pulsit Publik”, nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Sipas raportit, një numër i madh i qytetarëve të anketuar kanë thënë që janë të kënaqur edhe me presidenten, Vjosa Osmani.

Alisa Hasani nga UNDP, tha se në këtë matje kanë marrë pjesë mbi 1300 qytetarë. Ajo tregoi për shkallën e besimit të qytetarëve në krerët e institucioneve.

“Kënaqshmëria në kryeministrin është rritur, në parlament po ashtu kemi pasur rritje. Sa i përket kryetarit të parlamentit është një rritje, një numër i madh kanë thënë që janë të kënaqur edhe me presidenten. E njëjta kënaqshmëri nuk ka qenë sa i përket drejtimit politikë. Këtë vit kjo përqindja është rritur në 44.6 për qind”, tha ajo.

Ajo shtoi se të dhënat janë ndarë edhe sa i përket komuniteteve, ku theksoi se ka rritje të lirisë së shprehjes së mediave.

Lexo po ashtu:  Mërgata shqiptare vazhdon me rekordin e dërgimit të parave, për nëntë muaj u sollën mbi 50 milionë euro më shumë në Kosovë

“Respondentët janë pyetur edhe për problematikat më të mëdha në Kosovë. Në krahasim me sondazhet tjera, kemi parë një dallim, varfëria dhe papunësia kanë qenë problematikat më të mëdha, inflacioni ka qenë problematika e tretë. 23.5 për qind kanë pretenduar se ende mendojnë që korrupsioni është prezent në Kosovë, 32.7 besojnë se situata në Kosovë mund të ndryshojë”, shtoi ajo.

Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros tha se të dhënat e këtij raporti paraqesin matjen e perceptimit për çështje të ndryshme.

“Sot do t’iu prezantohen të dhënat e serive kohore. Këto do të tregojnë një matje të perceptimit të njerëzve për çështje të ndryshme. Duke qenë i vetmi sondazh, kjo e bën këtë puls publik një matës shumë të rëndësishëm. Mund ta lexoni në tri gjuhët në faqen e internetit. Ne në UNDP, jemi të interesuar që të mbledhim të dhëna të besueshme. Pulsi publik është përgjigjur nevojës së Kosovës për qasje të shpejt në të dhëna. Të dhënat e disponoheshe mbulojnë të dhënat nga nëntori deri më sot”, tha ai./KP/

Lexo po ashtu:  Amnesty International: Dhuna në familje pëson rritje në Shqipëri, përmendet shembja e Teatrit dhe ligji antishpifje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *