Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, i përkëdhelur dhe mbrojur nga kryeministri si djali më i lexuar që ka Shqipëria, po përdoret në një mënyrë shumë të keqe. Zotëria ka disa ditë që shfaqet duke dhënë ultimatume dhe njoftuar masa administrative, të cilat kanë rëndësinë e tyre, por jo aq sa të njoftohen si reforma të thella dhe kthesa në shërbimin e jashtëm të Shqipërisë.

Zoti Cakaj del u shoqëruar nga sekretari I Përgjithshëm, Dastid Koreshi, një njeri me përvojë në Ministrinë e Jashtme, u cili do bënte mirë ta këshillonte ministrin që të mos përdorë fytyrën e vet për të bërë njoftime si kjo e heqjes së targave diplomatike për konsujt e nderit të Shqipërisë, apo për shkarkime diplomatësh. Dihet se njoftimet dhe materialet zotit Cakaj ja përgatisin në Kryeministri, por është fare e pakuptueshme se përse zbatimi u ligjit njoftohet si arritje. Dhe nga ministri në detyrë?
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Masa e marrë për heqjen e targave diplomatike për konsujt e nderit është një pesë me hiç për vendin dhe shoqërinë. Personat që disponojnë këto privilegje janë biznesmenët kryesorë të vendit, nga ata që e kanë audiencën me kryeminsitrin të hapur sa herë të dëshirojnë. Ndaj heqja e targave dhe zhurma që po bëhet për to, është as më shumë e as më pak një përpjekje për të tërhequr vëmendjen dhe më keq akoma për të goditur ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati për ta nxjerrë atë me çdo kusht si të korruptuar në lumin e korrupsionit që ka prekur të gjithë. Zoti Rama mesa duket nuk duron dot që ai të cilësohet në media si hajdut, i korruptuar dhe mik i kriminelëve, ndërkohë që një prej ministrave të tij është akuzuar për çdo gjë, por jo për korrupsion.

Lexo po ashtu:  "Faktori ndërkombëtar ta dënojë sjelljen e Serbisë . Në vend që të pyetet Serbia pse nuk po e nënshkruan, më pyesin mua se kur do ta bësh Asociacionin”

Kjo psikologji shpjegon jo vetëm përdorimin kaq primitiv të Gentit Filozof, por edhe pse Damian Gjiknuri e siguroi një vend në sekretariatin e partisë. Vogëlsia e shpirtit dhe ngushtësia karakteriale shpjegojnë shumë herë më mirë pezhishkën e emërimeve, karrierave që bëhen në atë parti sesa çdo element tjetër racional.

Një situatë groteske në kulm kur një ministër i pompuar si djali i shkëlqyer dhe i veçantë, del dhe merr poza prej shtetari duke njoftuar nisjen e një ere të re: atë të zbatimit të ligjit, ndërkohë që motivet e letrës që ai lexon janë krejt të tjera nga ato që ndoshta ky ministër në delirin e vet beson. Si mund të besosh se ky zotëri përballon me sukses ambientet e diplomacisë ndërkombëtare pa rrezikuar të shihet herë me keqardhje e herë me tallje?
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *