Prej vitesh në Shqipëri të gjithë pushtetarët përpiqen, dhe në të shumtën e rasteve ia arrijnë t’i kontrollojnë mediat, por Erion Veliaj shquhet për faktin se e bën këtë në mënyrë idioteske, madje duke lënë gjurmë në format më të trasha. Mesazhet e publikuara së fundi, kur kryebashkiaku i Tiranës ushtron presion për heqjen nga puna të drejtores së lajmeve të Ora News, Beti Njuma nuk janë të vetmet.

Në nëntor 2018 kur Njuma sapo kishte filluar punë, prej dy muajsh në këtë televizion, Erion Veliaj i pakënaqur nga mënyra se si i bënte lajmet ajo dhe për faktin se kasetat e tij të gatshme nuk transmetoheshin në këtë ekran, filloi presionet ndaj pronarit për shkarkimin e saj. “Nuk do të mendoja kurrë se do të lejoje një hajvane të futej mes nesh” i ka shkruar ai Ylli Ndroqit në vjeshtën e 2018, duke e ofenduar gazetaren si idiote dhe duke kërcënuar se nuk do t’i falte kurrë atë që po bënte.

Lexo po ashtu:  Hulumtimi i "Washington Post": Ja sa herë në ditë gënjen Presidenti Trump

Por kjo nuk është as ndërhyrja dhe as kërcënimi i vetëm i një halldupi, që hyn mes mediave si një elefant i trashë në një dyqan qelqurinash.

Mesazhe të tilla publikoi pak kohë më parë edhe pronari i një mediaje tjetër të mbyllur Francesco Bechetti, i Agon Channel. Madje investitori italian, i përdori këto mesazhe përpara një gjykatë ndërkombëtare që e dënoi shtetin shqiptar me 110 milionë euro, për veprime të paligjshme për ndërprerejen e aktivitetit të këtij televizioni.

Pasi Agon Channel në 2014 pati raportuar mbi dasmën e bujshme të Veliajt me Ajola Xoxën në një monument kulture si Kalaja e Gjirokastrës, Ministri i atëhershëm i Punëve Sociale, e kërcënoi Becchettin: ““Unë nuk e kuptoj pse po ma bën këtë. Ju po më detyroni të jem armiku juaj! E gjithë qeveria do të jetë armiku juaj pa asnjë arsye” i pati shkruar ai investitorit italian.

Të njëjtën fytyrë të vrazhdë dhe të paskrupullt, ka treguar Veliaj edhe në ditën e tij më të zezë në politikë, atëherë kur u bë përgjegjës, për humbjen e jetës të adoleshentit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës. Kur gazetarja e televizionit A1 Alida Tota në gusht të vitit 2016 vendosi të hetojë mbi këtë ngjarje, kronika e saj jo vetëm që nuk u transmetua kurrë, por ajo humbi edhe vendin e punës automatikisht. Ajo akuzoi direkt Veliajn se kishte ndërhyrë për ndëshkimin e saj.

Lexo po ashtu:  Populli nuk po informohet, ai po ofendohet!

Por sikur kjo të mos mjaftonte, pak javë më vonë, drejtuesi i emisionit Publicus në Vizion Plus, Artan Rama deklaroi se transmetimi i programuar i një dokumentari investigativ mbi të njëjtën ngjarje qe bllokuar nga televizioni në fjalë, dhe ai së bashku me stafin e tij, qe pushuar nga puna.

Kur dokumentari i Artan Ramës u shfaq në emisionin “Opinion” gjithcka u bë e qartë, ai vërtetonte me fakte përgjegjësitë e Veliajt në vdekjen e adoleshentit Gjoklaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *