Komisioni Europian rrëzon kërkesën e Hollandës për të aktivizuar mekanizmin e pezuillimit të lëvizjes së lirë në zonën Shengen për qytetarët e Shqipërisë. Në vlerësimin e bërë Komisionit thuhet:

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informacionin në dispozicion dhe të dhënat përkatëse, Komisioni konsideron se në situatën aktuale, rrethanat për të aktivizuar mekanizmin e pezullimit të vizave nuk plotësohen. Komisioni Europian  do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standarteve të liberalizimit të vizave për Shqipërinë, si dhe për vendet e tjera që përfitojnë nga udhëtimi pa viza”.

Hollanda ka njoftuar një muaj  muaj më parë Komisionin Europian lidhur me kërkesën për rivendosjen e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë në vijim të rezolutës së aprovuar nga Parlamenti i Hollandës.

Lexo po ashtu:  “ÇFARË BËRI TURI, SE NA IKU TRURI”! - Ja pyetja në testin e Letërsisë që revoltoi maturantët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *