Rregullat e higjenës dhe të kujdesit personal nuk janë aq të vështira, por ne i kemi të fiksuara gabimisht disa gjëra.

Gabimet mund të na kushtojnë jo vetëm bukurinë, por edhe shëndetin. Për këtë arsye, Bright Side na sjell 7 gabime që ne i bëjmë çdo ditë dhe si duhet t’i shmangim.

Mbulimi i gojës me dorën tuaj kur kolliteni ose teshtitni

Kur mbulojmë gojën me duart tona teksa kollitemi apo tështijmë, ne ndihmojmë që mikrobet të qëndrojnë në fytyrën tonë. Rezultatet janë shpërthime, skuqje dhe pasoja të tjera jo aq të këndshme. Është veçanërisht e rrezikshme me sëmundjet infektive, sepse fërkimi i syve me dorë mund të provokojë një inflamacion të qepallave. Si ta bëni mirë: Duhet ta mbuloni gojën me facoletë. Nëse nuk kemi një të tillë me vete, atëhere mbuloni gojën me rrudhjen e bërrylit.

Prerja e thonjve

Përdorimi i gërshërëve deformon strukturën e thonjve dhe ndikon në rritjen e gabuar të tyre. Si ta bëni mirë: Nëse keni nevojë të shkurtoni thonjtë e gjatë, përdorni limën e thonjve. Jo vetëm që i shkurtoni, por edhe u jepni formën e duhur.

Lexo po ashtu:  Kujdes! Mos pini vaj ulliri nëse vuani nga këto sëmundje, mund të ketë efekte negative

Lyerja e syrit në pjesën e brendshme

Pika e lapsit tuaj, dhe sidomos furça, strehon bakteret që mund të shkaktojnë një infeksion nëse gjejnë rrugë në mukozën e syve. Përzierja me lot, krijon kushte të favorshme për shumëzimin e tyre. Si ta bëni mirë: Nëse doni të theksoni kapakun tuaj të ulët të syrit, përdorni hijet: zbatojeni ato pak larg nga vija e rritjes së qerpikëve.

Pastroni hundën me gisht

Gishtat e tu janë “shtëpia” e mikrobeve dhe mund të shkaktojnë një infeksion nëse ato hyjnë brenda hundës. Kjo është veçanërisht e rrezikshme nëse keni një hundë të bllokuar. Si ta bëni mirë: Lani hundën duke tërhequr ujin njëherë nga ana e djathtë dhe një herë tjetër nga ana e majtë. Ose, më mirë akoma, përdorni një pajisje të veçantë.

Larja e trupit me shampoo çdo ditë

Lëkura jonë është e banuar nga bakteret e dobishme që e mbrojnë atë nga infeksionet dhe e mbajnë të hidratuar. Përdorimi i përditshëm i shampos e shkatërron këtë pengesë. Trupi bëhet më i prekshëm ndaj sëmundjeve të ndryshme dhe lëkura bëhet më e thatë, madje mund të çojë edhe në ekzemë. Si ta bëni mirë: Përdorimi i përditshëm i sapunit ose i shampos është i nevojshëm vetëm në duar, në sqetulla dhe në zonën intime.

Lexo po ashtu:  Me tre hapa të thjeshtë mund të eleminoni problemet me tretjen e ushqimit

Përdorni shumë pastë dhëmbësh

Përdorimi i një sasie të madhe paste dhëmbësh nuk ndihmon në pastrimin e tyre. Përkundrazi, ajo i bllokon hapësirat mes dhëmbëve. Si ta bëni mirë: Sasia e rekomanduar e pastës së dhëmbëve për të rriturit është sa një kokërr bizele, ndërsa për fëmijët sa një kokërr oriz.

Përdorni shumë balsam flokësh

Përdorimi i një sasie të madhe flokësh ndikon në yndyrosjen më të shpejtë të tyre. Si ta bëni mirë: Sasia e rekomanduar e balsamit të flokëve është sa një monedhë e vogël. Ajo nuk duhet të vihet në rrënjën e flokëve, por në majat e dëmtuara dhe të thata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *