Nga studimet e shumta që janë bërë nga ekspertët e zhvillimit të fëmijëve ata shprehen se fëmijët arrijnë të bëjnë diferencime tek të tjerët që në moshën e tyre të hershme.

Sipas këtyre ekspertëve fëmijët duhen mësuar të zhvillojnë tolerancën për të tjerët duke i pranuar ata me të gjitha ndryshimet dhe diferencat që ata dallojnë mes tyre. 

Fëmijët të cilët janë ekspozuar ndaj paragjykimeve, që nuk janë pranuar nga të tjerët janë më në rrezik të bëhen shumë intolerantë dhe paragjykues. Kulturat e shoqërive të ndryshme dhe historia na tregon se fëmijët e zhvillojnë sensin e tolerancës ose jo duke marrë si model prindërit, shoqërinë, edukatorët, fqinjët etj. Lexoni më poshtë 7 këshilla për të rritur fëmijë tolerantë dhe pa paragjykime.

Shpjegojuni fëmijëve se ne jetojmë të gjithë në të njëjtën botë dhe se njerëzit duhen pranuar ashtu si janë pavarësisht si duken apo çfarë besojnë.

Pyetni fëmijët tuaj se si ata duan të trajtohen dhe nëse është e drejtë të trajtojnë të tjerët ndryshe.

Lexo po ashtu:  Përbërësit që iu duhen për një mëngjes të shpejtë dhe të shëndetshëm

Shpjegojuni fëmijëve se bukuria qëndron pikërisht tek ndryshimet midis njerëzve dhe se prej tyre mund të mësojnë shumë.

Bisedoni me fëmijët tuaj mbi stigmatizimin e një kombi, të një besimi fetar, etnie etj vetëm për shkak të akteve mizore që një grup i caktuar kryen.

Bisedoni me fëmijët tuaj për përkujdesjen, dhembshurinë dhe për faktin se sa mirë ndihesh në këto raste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *