Një mësues i moshuar në një shkollë fillore ndan strategjitë e tij më të mira për t’i bërë fëmijët e vegjël t’i duan librat. Këto strategji janë më tepër këshilla që çdo prind duhet t’i marrë parasysh, nëse kërkon të rrisë fëmijë të edukuar e të kulturuar. Ndaj, lexojini me vëmendje këshillat e mëposhtme dhe vendosini në zbatim me fëmijën tuaj:

  1. Lexoji fëmijëve që në moshë të vogël. Nëse do që fëmijët e tu t’i duan librat, bën mirë t’i familjarizosh ata sa më herët me librat. Ndërto një rutinë të caktuar me fëmijët duke i caktuar leximit të librave një kohë të caktuar, psh çdo mbrëmje pas ngrënies së vaktit të darkës, apo çdo mbrëmje përpara se ata të flenë gjumë. Sigurohu që kjo rutinë të ndiqet përditë.
  2. Mbaji fëmijët të interesuar për librin që po lexojnë, duke i pyetur mbi pjesën që kanë lexuar, apo mbi përmbajtjen e librit që kanë mbyllur së lexuari. Përveçse i ndihmon të mos e humbasin interesin për librin, ky hap i ndihmon ata të rrisin edhe koeficientin e tyre të inteligjencës, pasi kërkohet një aftësi më e lartë e të menduarit për të organizuar mendimet, rrjedhjen kronologjike të ngjarjeve dhe të shprehurin në mënyrë sa më të saktë e të bukur.
  3. Siguroji fëmijëve një mjedis pa mundësi shpërqendrimi ku të lexojnë. Mënyra më e mirë do të ishte një dhomë në shtëpi, në të cilën nuk do të kishte celularë, tv, apo kompjuter. Mirë do të ishte që familjarisht të siguronit edhe një orar të caktuar në javë, në të cilën të gjithë të uleshit në tavolinë dhe të lexonit diçka. Kjo metodë i nxit akoma më tepër fëmijët tuaj t’i përkushtohen leximit.
  4. Shpërbleje fëmijën tënd për librat që lexon. Bliji atyre diçka që e pëlqejnë, si dhe vlerësoji me fjalë sa më të mira që ata të ndihen më mirë dhe të motivohen për të lexuar më tepër. Nuk është e thënë që fëmija duhet të lexojë romane të trashë për t’u lavdëruar. Edhe një novelë me disa faqe duhet të jetë një arsye për t’i vlerësuar ata.
  5. Bëhu edhe ti një shembull që fëmija yt të të shohë duke lexuar dhe të nxitet edhe vetë të lexojë. Mënyra më e mirë për t’i shtyrë fëmijët të lexojnë, është duke u bërë një shembull për ta me një aktivitet të tillë. Fëmijët janë më të prirur të shohin prindërit dhe të imitojnë sjelljet e tyre, ndaj mënyra më e mirë për ta bërë fëmijën të lexojë, është duke u siguruar që ata të shohin duke lexuar.
Lexo po ashtu:  Pse shkatërrohet sot kaq shumë kurora dhe familja?