Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka dalë kundër sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, duke argumentuar se ato nuk ka shërbyer për të zgjidhur diçka në krizën ukrainase.

Sipas Orban, edhe në planin strikt ekonomik, sanksionet po dëmtojnë vetëm Europën, duke shndërruar një krizë lokale në mjet presioni strukturor mbi një ndër ekonomitë më të mëdha në botë.

Kina po fiton, Amerika nuk po humbet dhe Europa po vuan. Politika europiane qëlloi veten në mushkëri, jo në këmbë dhe tani po mbetë pa frymë për shkak të mungesave të energjisë. Nuk do të ketë gaz në disa vende, ndërkohë që vende të tjera do të kenë, por ai do të jetë shumë shtrenjtë, ka thënë Orban për radio “Kossuth”.

Komentet e tij vijnë ndërkohë që autoritetet hungareze kanë marrë masa konkrete për të përballuar situatën e krijuar, duke mbërritur deri te shtimi i prodhimit të qymyrit dhe zgjatja e aktivitetit të impiantit bërthamor të Paks, ndërtuar me teknologji sovjetike dhe funksionon me karburant bërthamor rus.

Lexo po ashtu:  Blerim Reka ka dy fjalë për Ali Ahmetin i cili po mbështet maqedonasin për president

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *