Me zgjedhjen e ekzekutivit të ri, pritet që edhe Kuvendi i Kosovës të pësojë ndryshime në përbërjen e saj, kjo pasi disa deputetë do të marrin poste në ekzekutiv.

Deputetët e LVV-së të cilët pritet sot të emërohen ministra janë: Albulena Haxhiu, Arben Vitia, Haki Abazi, e Glauk Konjufca i cili do të jap dorëheqje dhe pritet të zë një vend në qeveri.

Kështu vendet e tyre do të plotësohen në Kuvend të Kosovës.

Këta emra duhet të zëvendësohen me ulëset e LVV-së nga ata që kanë më së shumti vota në listën zgjedhore, por që nuk kanë arritur të bëhen deputetë.

Emrat e deputetëve të rinj priten të jenë këta: Enver Haliti, Alban Hyseni, Arta Bajralija, dhe Tinka Kurti.

Ministria e Punëve të Jashtme do të jetë Glauk Konjufca, Ministria e Drejtësisë do të drejtohet nga Albulena Haxhiu, Ministria e Financave – Besnik Bislimi, Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari, Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia dhe Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka. /KP/

Lexo po ashtu:  Gjuha shqipe, mes tre gjuhëve të huaja më të folura në shtetin e Zvicrës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *