Albin Kurti parashtroi në Kuvend programin qeverisës të qeverisë së re,duke e vendosur theksin në fjalimin e tij te ekonomia.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Që në nisje të fjalimit, Kurti tha se masat e para do të nisin nga kabineti qeveritar, ku qeveria do të ketë në përbërje 15 ministra dhe 33 zëvëndësministra. Kjo nënkupton një shkurtim të numrit të ministrave e zëvëndësministrave që më parë ishin përkatësisht 21 dhe 80.
“Do të jemi qeveri e kursimit të parasë publike” tha Kurti duke paralajmëruar shkurtime të shpenzimeve publike.





