Pas rrahjes së kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi e cila ndodhi rreth tri javë më parë pas emisionit të Pressing, çanta të cilën e barte Haki Abazi i mbeti në dorë Molliqajt.

Në përleshje e sipër mes Abazit dhe Molliqajt, çanta kaloi në pronësi të këtij të fundit ku edhe i mbeti në dorë. Krejt në fund, pasi Abazi u largua nga vendngjarja, Molliqaj drejtohet të largohet nga objekti me çantën e Abazit në dorë.

Përfaqësuesit e PSD-së dhe VV-së ishin përfshirë në përleshje fizike pas debatit në Pressing, i cili ishte i shoqëruar me tensione, akuza e ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Dhuna fizike mes Molliqajt e Abazit kishte eskaluar në korridorin e kolegjit, teksa po dilnin nga studioja ku po trasmetohej Pressing, ndërsa e tërë ngjarja ëshë filmuar nga kamerat e sigurisë.

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar menjëherë duke kërkuar të merren masa ndaj dhunuesve dhe mashtruesve e madje edhe kërkoi arrestimin e Molliqajt.

Ndërsa vet Molliqaj tha “Sulmojnë të parët dhe ikin vrap”. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lexo po ashtu:  Arrestohet një sulmues i gazetarëve, Sveçla: Drejtësi pa kompromis kundër milicisë fashiste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *