Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Drejtoresha e Gjimnazit “Frang Bardhi”, Zybejde Gogoli-Latifi, është dorëhequr ditë më parë nga pozita e saj për shkak të presioneve për regjistrim të nxënësve.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sipas mëson “Jepi zë”, asaj i kishin shkuar listat e gatshme për pranim nga njerëz me influencë në Komunë. Raportohet se, tash ish-drejtoresha, nuk ka pranuar që të regjistrojë nxënës të dobët që ishin në ato lista, dhe për këtë arsye kishte vendosur të dorëhiqet.

Vlen të theksohet se lista që e coi deri në dorëheqje drejtoreshën, ishte përgatitur pas afateve dhe ishte me emra të nxënësve që nuk kishin plotësuar kriteret e konkursit që ishte shpallur disa javë më parë. Sidoqoftë, Gjimnazi i Mitrovicës është i ndikuar politikisht, pasi ka shumë emra të profesorëve që janë futur me atë ndikim politik./MekuliPress

Lexo po ashtu:  SHQETËSUESE! Harta e “The Economist” dëshmon se shqiptarët po plaken dhe po varfërohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *