Citarum në Indonezi, vlerësohet si lumi më i ndotur në të gjithë botën.

Prekja e çelikut do të heqë erë e hudhrës dhe qepës nga duart tuaja. Për këtë qëllim, në disa vende shiten enkas disa lloj “sapunësh” prej çeliku inoks.

Qentë nuk e njohin ndjenjën e fajit – ata mund të ndjehen vetëm të trishtuar, kur i zoti i tyre i bërtet.

Çokollata e zezë, mjalti dhe vezët mund të ndihmojë rritjen e fluksit të gjakut, parandalojnë depresionin dhe shtojnë energjinë tuaj.

Në det ekziston një peshk me mish blu i quajtur “Blue Lingcod”. Arsyeja e ngjyrës së tij të pazakontë, mbetet ende një mister për biologët.

Qentë janë të vetmet kafshë jo-primatë që i shohin njerëzit në sy. Ata kërkojë kontaktin me sy nga njerëzit, por jo prindërit e tyre biologjikë. Dhe, ndryshe nga kafshët e tjera të zbutura, qentë vrapojnë drejt pronarëve të tyre, kur janë të frikësuar apo shqetësuar – ndryshe nga kuajt dhe macet që largohen.

Ura më e madhe natyrore në Tokë, qe praktikisht e panjohur për pjesën tjetër të botës, deri sa u vu re nga Google Earth. Ajo quhet “Fairy Bridge”.

Lexo po ashtu:  Facebook bllokon llogaritë e djathtistëve ekstrem

Sipas një studimi sa më pak gjumë të flini, aq më shumë ëndrra do të shihni.

Në qendër të çdo pike shiu ka një papastërti të madhe (pluhur, baltë, blozë, etj). Është fizikisht e pamundur që pikat e shiut të formohen nga uji i pastër.

Era e freskët, e kripur e ajrit të plazhit, është në fakt aroma e kalbëzimit të algave të detit.

Zogjtë e vegjël që zukasin si Kolibri, kanë një metabolizëm kaq të lartë sa që janë gjithnjë 4 orë larg nga ngordhja prej urisë.

Ish-Gjermania Lindore nga ajo Perëndimore mund të dallohen ende nga hapësira, për shkak të llojeve të ndryshme të llampave të ndriçimit në rrugë, të cilat lëshojnë hije të ndryshme.

Ishulli më i populluar në planet është ai i Santa Kruzit në brigjet e Kolumbisë. Me një sipërfaqe prej vetëm 0.012 km katrorë, ai popullohet nga 1.200 njerëz.

Një dhimbje koke apo inflamatore, mund të reduktohet duke konsumuar 20 qershi.

Physalis Alkengi që rritet kryesisht në Kinë dhe Japoni, është cilësuar si lulja simbol e “jetës brenda vdekjes”’. Ajo lulëzon në dimër dhe thahet në pranverë, duke zbuluar fruta të ndritshme të kuqe që jetojnë brenda saj.

Lexo po ashtu:  Kuvendi i Kosovës i jep edhe një goditje Devollëve - Heqja e homologimit

Shitësit në dyqanet japoneze, u gjuajnë me topa të mëdhenj me ngjyra të krijuara enkas për këtë qëllim kriminelëve që përpiqen t’i grabisin. Kjo ia bën më të lehtë policisë gjurmimin e hajdutëve.

Dielli dhe Hëna duken nga toka të një madhësie, për një arsye shumë të thjeshtë:Hëna është 400 herë më e vogël, por gjendet 400 herë më pranë Tokës se sa Dielli.

Studimet kanë treguar se shija juaj në muzikë zhvillohet nga përvoja, dhe nuk është diçka e lindur. Gjithashtu thuhet se të gjithë janë në gjendje të këndojnë mirë – kjo është një aftësi e mësuar, që përmirësohet me praktikën e vazhdueshme dhe përkeqësohet me lënien pas dore të saj.

Personaliteti juaj ndikon në mënyrën se si merrni erë.

Nëse kukullat Barbi do të ishin të vërteta, ato do të qenë shumë të dobëta për të patur fëmijë, dhe shumë jo proporcionale për të ecur drejt.

Kur macet ju shohin drejt e në sy dhe i pulitin ato ngadalë, janë duke u përpjekur t’iu thonë se ju duan.

Lexo po ashtu:  Rama: Sahat Kullës iu rikthye identiteti e ndriçimi

I gjithë interneti ruhet dhe shpërndahet duke përdorur 540 miliardë trilionë elektrone, të cilat të gjitha së bashku peshojnë afërsisht sa një luleshtrydhe.

Lazerat nuk heqin realisht tatuazhet tuaja. Ato ndihmojnë në zhytjen e tyre më thellë nën lëkurë në mënyrë që rruazat e bardha të gjakut të mund t’i marrin me vete. Dhe prej andej dalin nga organizmi në formën e toksinave.

Është e provuar se përqafimi dhe mbajtja e duarve të dikujt që e doni, redukton thuajse menjëherë stresin.

Vetullat tuaja ripërtërihen çdo 64 ditë.

Truri ynë vazhdimisht parashikon se çfarë do të thonë njerëzit e tjerë, para se ata të hapin gojën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *