A keni menduar ndonjëherë përse gogësijmë? Gogësitja kryesisht është kthim i paqëllimshëm i ajrit nga lukthi në gojë, i shoqëruar me tingull të zëshëm

Gogësitja mund të tregojë problem të caktuar shëndetësor, i cili mund të jetë pak a shumë i rrezikshëm, mirëpo mund të thotë edhe tërësisht e parrezikshme nxjerrja e tepricës së ajrit nga lukthi.

Gogësima ka të bëjë me aktin e vullnetshëm dhe të pavullnetshëm të nxjerrjes së ajrit nga lukthi nëpërmjet gojës.

Gogësitja 3–4 herë pas racionit është normale dhe shpesh shfaqet për shkak të thithjes së tepërt të ajrit gjatë ngrënies. Mirëpo, nëse gogësitja është më e shpeshtë (gogësitja e vazhdueshme), mund të jetë fjala për ndonjë shkaktar shëndetësor, siç janë problemet e tretjes.

Nëse gogësitja e përhershme nuk trajtohet, aq më parë nëse shkaktar është problemi i tretjes, simptomat mund të përkeqësohen. Për këtë shkak është me rëndësi të zbulohet shkaktari i gogësitjes së përhershme dhe të reagohet në mënyrën adekuate ndaj saj.

Këto janë shkaqet më të shpeshta të gogësitjes:

Pijet e gazuara dhe pijet e nxehta
Lëngjet e gazuara, birra, pijet e tjera shkumuese që përmbajnë dyoksid karboni. Ky gaz akumulohet në lukth, pastaj del jashtë nëpërmjet gojës. Nëse dëshironi të shmangni gogësitjen, mos pini pije të nxehta. Gjatë pijes së pijeve të nxehta, përpijmë sasi të mëdha ajri i cili shkakton fryrje.

Lexo po ashtu:  Veprimet që na bëjnë të dashur për të tjerët

Intoleranca ndaj laktozës
Nëse jeni intolerantë ndaj laktozës, do të thotë që zorrët tuaja nuk munden në tërësi të tretin produktet e qumështit. Në vend të kësaj, laktoza fermentohet në lukth dhe shkakton prodhimin e gazit. Për këtë shkak shfaqen fryrja, dhembja në stomak dhe gogësitja.

Mënyra e ngrënies
Nëse hani tepër shpejt apo përpini kafshata të mëdha ushqimi, është më se e sigurt që do të përpini edhe ajër. Do të duhej të ngadalësonit tempin e ngrënies dhe të përtypni mirë çdo kafshatë.

Refluksi i thartirës së lukthit
Refluksi i thartirës së lukthit (djegësira) shfaqet më së shpeshti gjatë shtatzënisë, te personat me mbipeshë dhe te organizmat të cilat nuk e tretin ushqimin mjaft shpejt. E gjithë kjo mund të shkaktojë gogësitjen, të cilën mund ta shmangni me marrjen e ilaçeve antacide.

Ushqimi me erëza të tepërta apo ushqimi i thartë
Qepa, domatja dhe agrumet bëjnë pjesë në artikujt me nivelin më të lartë të thartirës, gjë që te disa mund të shkaktojë djegësirën dhe gogësimën.

Lexo po ashtu:  Rëndësia e familjes, ja disa këshilla të mira pse duhet kaluar sa më shumë kohë pranë saj

Çamçakëzët dhe bonbonet
PëRPos që janë plot me sheqer, shkaktojnë edhe thartirën, me përtypjen dhe me thithjen e bonboneve thithim ajër të cilin trupi e nxjerr jashtë nëpërmjet gojës.

Stresi
Personat të cilët janë depresivë apo nën stres, përpijnë sasi të mëdha ajri. Shpesh në situata të tilla shfaqet edhe fryrja për shkak të së cilës shfaqen edhe diarreja edhe gogësitja. Nëse nuk mundeni t’i kontrolloni emocionet tuaja dhe nuk dini se si të përballeni me stresin dhe depresionin, kërkoni ndihmën e mjekut.

Helicobacter pylori
Helikobacter pylori është shkaktar i shpeshtë i të thatit në lukth dhe pothuajse gjithmonë shkakton gastritin. Helicobacter pylori mund të shkaktojë fryrjen, dhembjet në stomak dhe gogësimën.

I thati në lukth

Ndonjëherë gogësitja mund të thotë që keni të thatin në lukth. Të thatët gjenden në muret e lukthit, mirëpo më së shpeshti janë të shkaktuara me infeksione. Gjithashtu mund t’i shkaktojë edhe konsumimi i tepruar i barnave kundërinflamatore siç është ibuprofeni. Nëse keni të thatin, do të ndieni fryrje dhe përkeqësim për shkak të konsumimit të ushqimit të yndyrshëm. Të thatët në lukth mund të shërohen me këshilla profesionale të mjekëve.

Lexo po ashtu:  Vaj ulliri me kripë, si ta përdorni kundër problemeve me kockat

Gogësitja – si ta ndalim?
Gogësitja vetvetiu nuk shërohet, sepse nuk ka nevojë për të. Mirëpo nëse gogësitni tepër dhe shumë shpesh, shkoni te mjeku që të zbuloni shkaktarin e gogësitjes dhe të caktohet metoda adekuate e shërimit.

Te gogësitja e shpeshtë mund të ndihmojë shtrirja anash. Afrimi i gjunjëve te gjoksi derisa qëndroni shtrirë gjithashtu mund të ndihmojë në ndërprerjen e gogësitjes.

Xhenxhefili, kardamoni, koriandri dhe karafili, mund të jenë të dobishëm, sepse kanë efekt pozitiv ndaj fryrjes dhe inflamacionit, sikurse edhe çajrat kamomili, nenexhiku,

Si të pengohet gogësitja e përhershme?

Megjithatë, nëse do të ulni rrezikun nga shfaqja e gogësitjes së përhershme, mund të ndërmerrni disa nga këta hapa: Uluni dhe hani ngadalë çdo racion- Mos bisedoni ndërisa përtypni- Shmangni alkoolin dhe pijet e gazuara– Shmangni përdorimin e pipit, më mirë pini drejtpërdrejt nga gota-Pini mjaft ujë- Shmangni pirjen e duhanit- Shmangni situatat të cilat shkaktojnë anksiozitet dhe mundësi hiperventilimi- Merrni suplementë probiotikë për përmirësimin e tretjes. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *