Republika Çeke, Austria, Danimarka, Norvegjia dhe Gjermania janë shtetet të cilat po kthehen ngadalë në normalitet pas bllokimit nga koronavirusi.

Republika Çeke tani hap dyqane me pajisje dhe biçikleta, që njerëzit të luajnë tenis dhe të shkojnë për të notuar. Austria planifikon të rihapë dyqane e vogla pas Pashkëve

Danimarka nga java e ardhshme do të rihapë kopshte dhe shkolla nëse rastet e koronavirusit mbeten të qëndrueshme, dhe fëmijët në Norvegji do të kthehen në kopshtin e fëmijëve një javë më vonë.

Këto kombe janë të parët në Perëndim që fillojnë të marrin këta hapa të kthimit në normalitet pas frenimit për përhapjen e koronavirusit.

Një studim i bazuar në shpërthimin e Kinës, botuar në revistën mjekësore “The Lancet”, ka sugjeruar që bllokimet e koronavirusit në të gjithë globin nuk duhet të ngrihen plotësisht derisa të gjendet një vaksinë për sëmundjen.

Vendet që përgatiteshin për të lehtësuar kufizimet kishin diçka të përbashkët: ato ishin ndër të parat në Evropë që zbatuan bllokime ose masa të rënda për distancimin shoqëror dhe kishin shpejtuar testimin e koronavirusit.

Lexo po ashtu:  Familja Pagarusha jep detajet e fundit për varrimin e artistes së madhe Nexhmije Pagarusha

Republika Çeke, Austria, Danimarka, Norvegjia dhe Gjermani kanë deklaruar që po hapin dyqanet dhe shkollat duke filluar ngadalë jetën siç ishte para koronavirusit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *