Gjendja e kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson sa vjen e po përmirësohet me ritme të shpejta, pasi qëndroi disa ditë në terapi intensive për shkak të koronavirusit. Të paktën kështu raportoi sot “Sky News”.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Boris Johnson thuhet se ka mundur te dale shetitje, po ashtu po luan lojëra dhe po shikon filma në spital, ndërsa vazhdon shërimin e tij nga COVID-19.
Thuhet se filmat që ka parë janë “Withnail And I”, duke interpretuar Richard E Grant dhe trilogjinë “Lord Of The Rings”. Pasi doli nga kujdesi intensiv, kryeministri ia doli të bënte edhe disa shëtitje të shkurtra.

Johnson u dërgua në spitalin e “St Thomas” në Londrën qendrore të dielën në darke, 10 ditë pasi testoi pozitivisht për COVID-19 .




