Gjatë ditës së sotme Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administruarës Publike, Agim Veliu, ka zhvilluar bisedë telefonike me komandantin e KFOR-it në Kosovë Gjenarl Major Michele Risi, ku diskutuan për gjendjen e krijuar në vend pas konfirmimeve të rasteve të para të prekura me koronavirus.

Sipas njoftimi të MPBAP-së, Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Michele Risi, ka njoftuar ministrin, që KFOR-i, ka ndërmarr të gjitha masat e duhura për parandalimin e përhapjes së këtij virusit, tek ushtarët dhe personeli dhe se me kujdes po e përcjellin situatën.

Veliu e falënderoi komandantin e KFOR-it për masat që i ka ndërmarr duke respektuar vendimet e institucioneve të Kosovës për masat parandaluese të COVID 19.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që institucionet e sigurisë së Kosovës do t’i bashkërendojnë aktivitetet me trupat e KFOR-it në Kosovë për të menaxhuar situatën e krijuar.

Komandanti i KFOR-it, gjithashtu shprehu gatishmërinë që trupat e KFOR-it janë në dispozicion dhe gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë popullit të Kosovës.

Sipas MPBAP-së, Veliu dhe Komandanti i KFOR-it u pajtuan që të mbajnë kontakte të vazhdueshme dhe të bashkëpunojnë ngushtë ditët në vijim në mënyrë që të koordinojnë përpjekjet për të menaxhuar situatën dhe ndihmuar institucionet e Kosovës.

Lexo po ashtu:  Momentet vendimtare/ Trump dhe Biden, të dy tepër optimistë për fitoren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *